Aksident në Urën e Kardhiqit/ Makina përplaset me ambulancën, tre të plagosur

GJIROKASTËR- Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen në Urën e Kardhiqit. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin Sarandë-Gjirokastër-Tepelenë ku një makinë është përplasur me një ambulancë. Nga kjo ngjarje janë plagosur 3 persona.

Raportohet se automjeti tip “BMW” i ka prerë rrugën ambulancës duke shkaktuar më pas edhe përplasejen e fortë. Ambulanca ka përfunduar anash rrugës ndërsa të dy mjetet kanë marrë dëme të shumta në pjesën e përparme. Të plagosur kanë mbetur pacenti i cili po transportohej për në spital dhe dy shoferët e mjeteve. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet që sollën këtë aksident.