VIDEO/ Plas sherri mes GRAVE te “3 ishujt” në Ksamil, britma dhe të shara në plazh!

Një sherr për motive ende të paqarta ka ndodhur mes disa turisteve ditën e sotme në plazhin e Ksamilit.

Joq ka publikuar videon dhe shkruan se turistet, dy gra, kanë debatuar me tone të larta, britma e të shara, në mes të plazhit i cili ishte plot me pushues e fëmijë.

Për të qetësuar situatën dhe rikthyer normalitetin në plazhin publik të “3 ishujve” në Ksamil, është dashur ndërhyrja e policisë.

Video e marrë nga joq:

Turistet janë shoqëruar nga policia, ndërkohë që ende nuk dihet motivi i sherrit që ka shqetësuar të gjithë pushuesit.