Elbasan – Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë katër shtetas:
S. M., 39 vjeç
F. Ç., 48 vjeç
A. M., 49 vjeç
M. H., 45 vjeç
Të arrestuarit u kapën duke drejtuar automjetet e tyre në gjendje të dehur. Policia apelon për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor dhe për shmangien e drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
