Euro 2025 për Femra/ Norvegjinë nuk e ndalon kush në grup, mund edhe Finlandën

ZVICER – Norvegjia tani është praktikisht në çerekfinale, pasi është mbështetur përsëri te Caroline Graham për të mposhtur Finlandën e fortë në Stade de Tourbillon (1-2).

Lojtarja e Barcelonës, e cila kishte qenë tashmë një lojtare kyçe në fitoren e rëndësishme 1-2 kundër Zvicrës, i duheshin vetëm tre minuta për ta detyruar Nyström të shënonte autogolin e saj të dytë në turne.

Edhe pse nuk e kontrolluan ndeshjen, skuadra e Gemma Grainger pati tre raste për ta bërë rezultatin 2-0: dy shtylla praktikisht radhazi, midis minutave të 24-të dhe të 25-të. Derisa, pak pas gjysmë ore, Finlanda gjeti Sevenius për të barazuar 1-1.

Një ndeshje mahnitëse, ku Norvegjisë iu desh pak kohë për t’u rikuperuar, e mbajtur nën kontroll finalndezet falë magjisë së Graham. Në momentet e fundit (84’), ajo shënoi për 2-1, duke i dhënë Norvegjisë fitoren e dytë në dy ndeshje.

Finlanda, e cila sapo kishte arritur një fitore surprizë kundër Islandës (0-1), do të luajë kundër Zvicrës për kualifikim të enjten e ardhshme (ora 21:00).