Në Elbasan, pas një zjarri të përhapur në vendgrumbullimin e mbetjeve, specialistët e Hetimit të Krimeve së Komisariatit të Policisë po kryejnë veprimet hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë për të përcaktuar shkakun e zjarrit dhe për të identifikuar përgjegjësit. Në terren janë angazhuar edhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për neutralizimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme.













