Arrestohet në flagrancë 50-vjeçari për shkatërrim prone në Prrenjas

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd arrestuan në flagrancë shtetasin V. N., 50 vjeç, banues në Pukë, pasi dyshohet se ka thyer me gurë xhamin e fasadës së një banke në Prrenjas. Shtetasi V. N. është i dënuar më parë për shkatërrim prone dhe veprimi i tij dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.