FIER- Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Fier. Mësohet se babai 36-vjeçar në fshatin Sheqishtë dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 12 vjeçe. 36-vjeçari është arrestuar nga policia pas ngjarjes së rëndë.
Njoftimi i Policisë:
Fier Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Z. M., 36 vjeç, banues në fshatin Sheqishtë, Patos, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 12 vjeçe. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.













