Shorti publik për ndarjen e 116 apartamenteve në një pallat në Durrës, i rindërtuar pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 2019 është shoqëruar me pakënaqësi nga përfituesit. Banorët ankohen se sipërfaqet e apartamenteve të rindërtuara janë më të vogla se ato që ka qenë ekzistuese më parë, ndërsa pakënaqësi shprehin edhe për ndarjen e kateve të banimit.
Nga shorti janë përjashtuar 6 familje qe kane banuar në pallat, të cilat rezultojnë se kanë edhe një apartament të dytë në qarkun e Durrësit.
Shorti publik për ndarjen e këtyre apartamenteve u zhvillua në sallën e Këshillit Bashkiak Durrës, ndërkohë që në ditët në vijim pritet që përfituesve t’u jepen dhe çelësat e apartamenteve përkatëse.
