Pëfshihet sërish nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë, tymi mbulon të gjithë zonën

VLORË- Fusha e mbetjeve në Vlorë është përfshirë sërish ditën e sotme nga flakët. Si pasojë retë e tymit kanë mbuluar të gjithë zonën.

Zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin. Kjo është hera e tretë që fusha e mbetjeve përfshihet nga zjarri brenda muajit qershor.