Shiti automjetet e marra me qira Elbasan, në pranga 40-vjeçari

Policia e Elbasanit ka ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim, i dënuar për mashtrim me pasojë përfitimin e paligjshëm të automjeteve me qira.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaluan shtetasin M. Z., 40 vjeç, banues në Elbasan, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Apelit e Tiranës me 2 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim.

Sipas hetimeve, M. Z., në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, ka marrë disa automjete me qira dhe më pas ka tjetërsuar pronësinë e tyre, duke i shitur në mënyrë të paligjshme.

Nga ky vendim, të pandehurit i kishin mbetur 8 muaj burgim për të vuajtur, deri në momentin e ndalimit nga strukturat e policisë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme ligjore.

Elbasan

Shiti automjetet që mori me qira, lokalizohet dhe vihet në pranga 40-vjeçari i shpallur në kërkim.

Si rezultat i kontrolleve, me objektiv kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaluan shtetasin M. Z., 40 vjeç, banues në Elbasan.

Gjykata e Apelit e Tiranës e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim, sepse bashkë me 2 shtetas të tjerë, ka tjetërsuar pronësinë mbi automjete që ka marrë me qira, dhe i ka shitur ato.

Nga ky dënim, 40-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 8 muaj burgim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.