Tentoi të përd*hunonte 12-vjeçaren pasi e mashtroi fillimisht me para, vihet në pranga 60-vjeçari në Maliq

MALIQ- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq të Korçës. Një 60-vjeçar është arrestuar pasi ka tentuar të përdhunojë një 12-vjeçarë, të cilën e ka afruar fillimisht duke e gënjyer me para. Më pas e ka prekur në vende intime, por fatmirëisht e mitura ka arritur të largohet duke shmangur kështu kontaktin me 60-vjeçarin.

Prindërit e 12-vjeçare kanë shkuar pranë komisariatit të Maliqit bashkë me të miturën e cila në prani të psikologut ka treguar rrethanat e ngjarjes. Më pas u bë i mundur arrestimi i menjëhershëm i 60-vjeçarit