Gramsh- Arrestohet 32-vjeçari i dënuar për drejtim të parregullt të mjetit – i kishin mbetur edhe pak ditë burg

Gramsh, 14 Qershor 2025 – Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gramsh kanë ekzekutuar një urdhër ndalimi të lëshuar nga Prokuroria, për shtetasin E. M., 32 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan e kishte dënuar E. M. me 12 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Nga ky dënim, atij i kishin mbetur për të vuajtur edhe 1 muaj e 8 ditë.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për vijimin e veprimeve të mëtejshme ligjore.