Një kamion ka dalë nga rruga pak minuta më parë në zonën e njohur si “Rotondo e Levanit”. Burimet nga vendngjarja bëjnë me dije se bllokimi i timonit i ka pamundësuar drejtuesit manovrimin e duhur, duke bërë që mjeti të përfundojë në kanalin anësor të rrugës. Fatmirësisht, drejtuesi i kamionit ka dalë pa lëndime fizike, por dëmet materiale janë të konsiderueshme, pasi kamioni ishte i ngarkuar me enë kuzhine.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
