Masakroi kushëririn me thikë, del foto e autorit të vrasjes në Xibër

Personi që shihni në foto, është autori i vrasjes së ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Xibër të bashkisë Klos. 28-vjeçari Hazbi Velsula, masakroi me mjet prerës kushëririn e tij Selim Velsula, i cili nuk mundi t’i shpëtojë plagëve të marra duke humbur jetën

Hazbi Velsula, autori i dyshuar i vrasjes së Selim Velsulës, qëndroi në arrati disa orë pas krimit. Ai masakroi me thikë kushëririn e tij në Xibër të Klosit dhe më pas u larguar drejt Tiranës.

Më pas ai ka telefonuar motrën e tij duke i thënë që ka vrarë një person. Ka qenë e motra e autorit e cila ka njoftuar policinë, që më pas ka rrethuar zonën në Allias ku ishte fshehur Hazbi Velsula dhe e kanë vendosur në pranga.