GJERMANI – Portugalia e Kristiano Ronaldos është fituese e Ligës së Kombeve, për herë të dytë në histori, teksa mposhti mbrëmjen e sotme Spanjën, në finalen e zhvilluar në Mynih.
Koha e rregullt përfundoi në barazim 2 me 2, falë golave të Zubimendit dhe Ojarzabal për Spanjën dhe Nuno Mendes dhe Kristiano Ronaldo për Portugalinë.
Ndërkohë ndeshja shkoi me 11-metërsha, ku luzitanët u treguan më të saktë. Penalltinë e vetme për spanjollët e humbi Alvaro Morata, duke i “dhuruar” kështu trofeun e Ligës së Kombeve portugezëve.
