Makinat përplasen kokë më kokë, 6 të plagosur, mes tyre një fëmijë

BURREL- Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i rëndë i ndodhur në Burrel pasditen e sotme. Mësohet se dy automjete tip “Benz” u përplasën kokë më kokë në vendin e quajtur ish-Agjensia.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur gjashtë persona, dy drejtuesit dhe katër pasagjerët që po udhëtonin me to, por dy prej tyre janë në gjendje të rëndë, të cilët janë dërguar për te Trauma në Tiranë.

Gjithashtu një prej të lënduarve rëndë është dhe një fëmijë tetë vjeç që është nisur në spitalin e Traumës. Ndërkohë shkaqet e aksidentit ende mbeten të paqarta.