BallinaMotiMot me ekstreme në Shqipëri. Gjysma 'digjet' nga vapa, shi dhe përmbytje...

Mot me ekstreme në Shqipëri. Gjysma ‘digjet’ nga vapa, shi dhe përmbytje në pjesën tjetër në jug

Reshje shiu, erë e fortë dhe breshër kanë përfshirë zonën e Dibrës pasditen e sotme, duke shkaktuar probleme edhe në qarkullimin e mjeteve.

Segmenti Sofraçan–Shupenzë i Rrugës së Arbrit është bllokuar përkohësisht, pasi era e fortë ka rrëzuar pemë mbi rrugë, duke e bërë të vështirë lëvizjen e automjeteve.

Në foto shihet se rruga është bllokuar nga pemët e rrëzuara nga era, ndërsa drejtuesit e mjeteve janë detyruar të ndalojnë për shkak të bllokimit të segmetiti rrugor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular