Mbytet në liqen 38-vjeçari

SHKODËR- Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Shkodër. Trupi i pajetë i një 38-vjeçari është nxjerrë nga liqeni i Grizhës.

Dyshohet se një ditë më parë 38-vjeçari, rreth orës 19:00, ishte futur për t’u larë në liqenin e Grizhes dhe ishte mbytur. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ai ka humbur jetën pasi ka pësuar arrest kardiak, ndërkohë që lahej në liqen.

NJOFTIMI I POLICISË:

Informacion paraprak

Më datë 03.06.2025, rreth orës 00:15, Policia ka marrë njoftim se shtetasi E. N., 38 vjeç, rreth orës 19:00, ishte futur për t’u larë në liqenin e Grizhes dhe ishte mbytur.

Shërbimet e DVP Shkodër dhe shërbimet e Policisë Kufitare, pas disa orësh kërkime, kanë gjetur dhe kanë nxjerrë nga uji, trupin e pajetë të shtetasit E. N. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ai ka humbur jetën pasi ka pësuar arrest kardiak, ndërkohë që lahej në liqen.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës së 38-vjeçarit.