Mësohet se 26-vjeçari u godit me grushte dhe me një send të fortë metalik, duke i shkaktuar kështu dëmtime fizike, megjithëse aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është nën kujdesin e mjekëve.
GRAMSH- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gramsh nga ku mësohet se ku një 26-vjeçar u sulmua brutalisht nga një baba me dy djemtë e tij. Policiaza bën me dije se një 54-vjeçar së bashku me dy djemtë e tij janë shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” në bashkëpunim.
Mësohet se 26-vjeçari u godit me grushte dhe me një send të fortë metalik, duke i shkaktuar kështu dëmtime fizike, megjithëse aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh shpallën në kërkim, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, shtetasit G. B., 54 vjeç, A. B., 23 vjeç dhe A. B., 22 vjeç, (babai me 2 djemtë), pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte dhe me send të fortë metalik një 26-vjeçar, duke i shkaktuar dëmtime fizike. 26-vjeçari është aktualisht në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për kapjen e 3 shtetasve.
