Gjendet e vrarë me pistoletë brenda në makinë një grua në Tiranë (EMRI)

Një ngjarje rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 38-vjeçare dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me pistoletë brenda një automjeti.

Ngjarja ka ndodhur tek zona e Liqenit të Thatë, ndërsa viktima është identifikuar si shtetasja Erelina. Xh..

Sipas policisë, 38-vjeçarja është vetëvrarë brenda një makine tip Volvo, të parkuar në sheshpushimin poshtë pallatit.

Burime bëjnë me dije se viktima ka qenë e ulur në vendin e pasagjerit kur është gjetur nga policia që është lajmëruar nga motra e 38-vjeçares.

Ende s’dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa nuk ka një njoftim nga policia.