CËRRIK- Dega e Partisë Demokratike në Cërrik ka denoncuar një vjedhje të ndodhur, sipas tyre, në ambientet e zyrës së saj. Përfaqësuesit e PD-së thonë se nga zyra janë vjedhur disa pajisje elektronike, përfshirë kompjuterë dhe një televizor.
Nga ana tjetër mëohet se Policia po kryhen verifikime në lidhje me ngjarjen e pretenduar.
Policia informon se nuk ka thyerje në dyer e dritare që të dëshmojnë për një grabitje me thyerje.
Cërrik/Informacion paraprak
Rreth orës 07:40 të mëngjesit të sotëm, ka kallëzuar shtetasja A. Ll., me detyrë sekretare e degës së subjektit politik “Partia Demokratike e Shqipërisë”, Cërrik, se në ambientin e marrë me qira (lokal), për qëllime elektorale, ka konstatuar se mungonin 1 kompjuter dhe 1 televizor.
Nga këqyrja paraprake në vendngjarje nuk janë konstatuar thyerje apo dëmtime të objektit.
Në drejtimin e Prokurorisë, grupi i posaçëm hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e rastit.













