Aksident tragjik në aksin Korçë–Pogradec, humb jetën një këmbësore

Korçë, 1 Maj 2025 – Një aksident i rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor “Korçë–Pogradec”, në afërsi të Maliqit.

Sipas njoftimit të Policisë, automjeti i drejtuar nga shtetasi D. Xh. ka përplasur këmbësoren E. M., 43 vjeçe, e cila për fat të keq ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e goditjes.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga Policia në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.