Elbasan, 29 prill 2025 – Policia e Elbasanit ka nisur procedim penal për dy shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Në Gramsh, shtetasi G. M., 59 vjeç, është proceduar për kryerje punimesh ndërtimi pa lejen përkatëse.
Ndërkohë, në lagjen “28 Nëntori” të Cërrikut, shtetasi B. P., 67 vjeç, është proceduar pasi, duke kryer një manovër me mjetin e tij, ka aksidentuar këmbësorin K. T., 61 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
