Pamjet e skenës së rëndë kur Jozi godet Gjestin në Big Brother (VIDEO)

TIRANË- Një situatë skandaloze ka ndodhur në ‘Prime Time-n’ e sotëm të ‘show-t’ Big Brother Albania Vip. Siç shihet dhe nga videoja e mëposhtme, teksa është eleminuar nga loja konkurrenti Jozi nuk ka mbajtur dot nervat.

Në momentin e mëposhtëm shihet, Jozi teksa po përshëndeste banorët, të godasë me shpullë Gjestin, i cili është shtrirë për tokë.

Pas këtij momenti, bëhet me dije se në ambientet e televizionit Top Channel, ka shkuar Policia. Autoritetet policore kanë shoqëruar Jozin, ndërkohë që nuk dihet gjendja e Gjestit.