‘U mbyt, u mbyt!’ Pagëzimi kthehet në tragjedi, 45-vjeçari humb jetën gjatë ceremonisë

GUATEMALË- Ceremonia e pagëzimit në një liqen në Guatemalë është kthyer në një tragjedi për një 45-vjeçar që humbi jetën. Në videon nga ceremonia e mbajtur në liqenin Atitlan, Miguel Sut shihet duke mbajtur një burrë që po përgatitej të pagëzohej. Në një moment, burri që po pagëzohej humbi ekuilibrin, duke bërë që 45-vjeçari që e mbante të bjerë nën ujë.

“O u mbyt, o u mbyt, nuk e gjen askund”, dëgjohen dëshmitarët okularë duke bërtitur për 45-vjeçarin.

Në një moment, 45-vjeçari u gjet pa ndjenja dhe iu bë CPR pasi u nxor në breg.

“Bëmë të pamundurën për ta shpëtuar, por ai nuk iu përgjigj ndihmës së parë që i dhamë”, tha një prej besimtarëve të pranishëm.