MAQEDONIA E VERIUT- Një shofer autoambulance nga Koçani ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Mësohet se ai, gjatë natës së tragjedisë kishte transportuar të lënduarit nga zjarri i tmerrshëm.
Sipas medias “Metropola”, Ile Gocevski ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm pasi kishte shkuar në shtëpi për të pushuar pas një dite të vështirë dhe të gjatë duke transportuar persona të lënduar.
Zjarri i tmerrshëm që shpërtheu të dielën, pak para orës 3 të mëngjesit, përfshiu diskotekën “Pulse” në Koçan. Nga zjarri u plagosën 155 persona, ndërsa të paktën 59 persona humbën jetën.
