TIRANË- Kreu i Komisioni Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi përmes një postimi ka bërë me dije se ditën e sotme do të mbahet një seancë për shqyrtimin e listave të dorëzuara nga partitë politike. Seanca do të mbahet në orën 12:00.
Partitë politike kanë dorëzuar emrat e kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 11 majit 2025, dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shqyrtojë sot këto lista. Në seancë do të shqyrtohen kërkesat për miratimin e listave shumëemërore të disa subjekteve zgjedhore, të cilat do të garojnë në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë. KQZ do shqyrtoj listën e kandidatëve për deputet të PS-së, PSD-së, Koalicionin Euroatlantik, Nisma Shqipëria bëhet etj.
Njoftimi i KQZ:
Seancë publike ditën e Dielë, datë 16.03.2025 në orën 12:00 me këtë rend dite: Çështje për shqyrtim rishtas:
“Për shqyrtimin e kërkesës për miratimin e listave shumemërore të subjektit zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.
“Për shqyrtimin e kërkesës për miratimin e listave shumemërore të subjektit zgjedhor “Partia Socialdemokrate”, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.
“Për shqyrtimin e kërkesës për miratimin e listave shumemërore të subjektit zgjedhor Partia “Koalicioni Euroatlantik”, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.
“Për shqyrtimin e kërkesës për miratimin e listave shumemërore të subjektit zgjedhor Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet-Adriatik Lapaj”, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.
“Për shqyrtimin e kërkesës për miratimin e listave shumemërore të subjektit zgjedhor Koalicioni “Djathtas për Zhvillim”, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.
“Për shqyrtimin e kërkesës për miratimin e listave shumemërore të subjektit zgjedhor Partia “MUNDËSIA”, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.
“Për shqyrtimin e kërkesës për miratimin e listave shumemërore të subjektit zgjedhor Partia “Aleanca Demokracia e Re”, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.
