Në prag të Ditës së Verës Bashkia Elbasan njofton qytetarët për kufizimet në qytet:
NJOFTIM PËR QYTETARËT:
Parkimi i mjeteve gjatë aktiviteteve festive dhe sportive në Elbasan
Në kuadër të organizimit të aktiviteteve festive dhe sportive për Ditën e Verës në datat 12-16 mars 2025, Bashkia Elbasan dhe Policia Rrugore njoftojnë qytetarët dhe vizitorët për masat e marra në lidhje me qarkullimin dhe parkimin e mjeteve.
Për të shmangur trafikun dhe për të siguruar një lëvizje sa më të lehtë gjatë festimeve, ndalohet parkimi i mjeteve në qendër të qytetit dhe përgjatë bulevardit “Aqif Pasha”. Për këtë arsye, janë përcaktuar hapësira të veçanta parkimi për mjetet që vijnë nga drejtime të ndryshme:
Për mjetet që vijnë nga lindja (Ura e Ballallit):
Parkimi te Parku i Mallrave
Për mjetet që vijnë nga jugu (Kryqëzimi i Cërrikut):
Parkimi te Shkolla e Formimit Profesional
Për mjetet që vijnë nga perëndimi (Kryqëzimi i Luleve):
Parkimi te Shkolla Profesionale “Sali Ceka” dhe në afërsi të Doganës
Policia Rrugore do të monitorojë trafikun dhe do të drejtojë mjetet drejt zonave të parkimit të përcaktuara.
Ftojmë qytetarët të respektojnë këto rregullime për të garantuar një festë të sigurt dhe të qetë për të gjithë.













