Rama: Asnjë deputet në gjininë mashkullore, që ka marrë një mandat në PS, nuk do të jetë në listën e mbyllur

Rama: Duke ardhur te partia dhe alternative, apo cfare duhet tu japim ne shqiptarëve në keto zgjedhje. Duhet tu japim partinë më të vjetër në eksperiencë dhe më të re në energji. Sot them me vete çfarë kurajo të jesh pa eksperience dhe të duash të udhëheqësh vendin. Sot kemi eksperiencën që nuk e ka asnjë parti politike. Kemi bërë një riregjistrim të PS. Dhe nga diskutimet e bëra me drejtuesit politik shoh që një numër jo i vogel nga platforma “Deputeti që duam” do jenë në dkuadrën tonë të 11 majit.

Nuk kemi përmbyllur akoma gjithë procesin, por ajo që dua të ndaj është cilido që nuk pranon të jetë në listën e hapur tja bëjë me dije drejtuesit politik. Asnjë deputet në gjininë mashkullore që ka marrë një mandat në PS nuk do të jetë në listën e mbyllur. Parimisht luftën duhet ta bëjnë ata që kanë shumë eksperiencë dhe ato që kanë më shumë nga PS. Drejtuesit politik duhet të jenë në listën e hapur. Skuadrat e qarqeve duhet të kenë drejtim politik. Asnjë drejtues politik nuk duhet të futet në preferenca se për duhet të votojnë anëtarët socialiste dhe qytetarët.