ITALI- Marco Degli Uomini, skiatori 18-vjeçar, i cili mbeti i plagosur të shtunën në Zoncolan, vdiq në spitalin e Udine. Pas një fluturimi prej rreth 70 metrash, ai ra keq në dëborë dhe u dërgua menjëherë në spitalin në Tolmezzo me helikopterin Suem të Pieve di Cadore. Sipas analizave fillestare, djali ka pësuar fraktura të shumta dhe një dëmtim të dyshuar në kokë, por nuk ka humbur ndjenjat pas aksidentit.
Një fakt që u kishte dhënë shpresë mjekëve dhe familjarëve, por menjëherë pas mbërritjes në spitalin e Tolmezzo lindën komplikime të rënda që kërkonin transferim të menjëhershëm në Udine. Pasi u fut në terapi intensive, 18-vjeçari ra në koma dhe më pas ndërroi jetë pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar. Gjithashtu pas tragjedisë aktivitetet janë pezulluar deri në ditën e varrimt.
“Jemi të tronditur. Bota e skijimit rajonal dhe kombëtar është pranë familjes dhe klubit të skive Monte Dauda në këtë moment shumë të vështirë. Pavarësisht moshës së tij të re, Degli Uomini ishte një skiator ekspert, duke marrë pjesë në garat ndërkombëtare që nga viti 2022,” tha Presidenti Maurizio Dunnhofer.
