Përd*hunoi fqinjën 91-vjeçare, dënohet me 25 vite burg 15-vjeçari

SHBA- Një adoleshent që sulmoi dhe përdhunoi fqinjen e tij 91-vjeçare në qershor 2024, u dënua dje me 25 vjet burg. I dënuari është 15-vjeçari Jesse Stone nga Florida. Adoleshentit do t’i hiqen 237 ditë nga dënimi, të cilat ai i ka kryer tashmë. Pasi të dalë nga burgu, do të jetë nën mbikëqyrje si dhunues seksual edhe për 30 vite të tjera.

“Veprimet e tij janë skandaloze dhe viktima është me fat që jeton ende pas këtyre rrethanash”, tha gjyqtarja Lisa Herndon.

Më 9 qershor 2024, në moshën vetëm 14-vjeçare, Stone hyri në shtëpinë e fqinjës së tij të moshuar ndërsa ajo ishte duke fjetur dhe e sulmoi para se ta përdhunonte. Gjatë sulmit, Stone mbuloi fytyrën e gruas me një jastëk në mënyrë që ajo të mos mund ta shihte atë.

“Mund ta kishte mbytur…”, shtoi prokurori duke dashur të theksojë natyrën e dhunshme të autorit.

Akti i shëmtuar i 15-vjeçarit Stone është regjistruar nga kamerat e fshehta që viktima kishte vendosur në shtëpinë e tij. Pa materialin, Policia vlerëson se abuzimi i tmerrshëm i 91-vjeçarit nuk do të dihej kurrë. Avokati mbrojtës i Stone argumentoi se djali ishte penduar. Ai vazhdoi mbrojtjen e tij duke e përshkruar Stone si të varur nga pornografia dhe pa figurë babai.