Vd*ekja tragjike e punonjësit në Ersekë, shpallet në kërkim administratori i firmës

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur dje në Ersekë, ku 70-vjeçari Dhimitër Peçi ndërroi jetë pasi ra aksidentalisht nga skela teksa ishte duke punuar.

Rezulton se i moshuari nuk po punonte me kushtet e nevojshme të sigurisë dhe për këtë arsye ka ndodhur aksidenti tragjik. Policia ka shpallur në kërkim administratorin e kompanisë ku i moshuari punonte, i cili rezulton gjithashtu se ushtronte aktivitetin pa licencë. Ai akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”.

Dhimitër Peçi ndërroi jetë teksa ishte duke punuar për ndërtimin e palestrës së shkollës, në qytetin e Ersekës. ai kishte hipur në skelë kur u rrëzua aksidentalisht dhe ndërroi jetë menjëherë.

TRAGJIKE/ Ndërron jetë i moshuari në Ersekë! Ra nga skela teksa ishte duke punuar (EMRI)

Njoftimi i policisë

DVP Korçë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për shtetasin Dh. P., 70 vjeç, i cili dyshohet se aksidentalisht u rrëzua nga skela, duke punuar në një objekt, dhe si pasojë humbi jetën, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet procedurale në Prokurori dhe shpallën në kërkim administratorin e firmës që po kryen ndërtimet në këtë objekt, shtetasin A. Z., 61 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”.