“Për 35 vjet na kanë bërë vetëm këtë urë”, banorët e fshatit Polis në protestë: Këtu s’ka rrugë e as ujë!

ELBASAN- Banorët e fshatit Polis në Elbasan kanë dalë ditën e sotme në protestë. Gjatë fjalës së tyre banorët kanë kërkuar nga autoritetet vendore që t’u japë zgjidhje për rrugën dhe ndërtimin e urës.

Një nga banorët u shpreh se në fshatin e tyre nuk ka as rrugë dhe as uji. Sipas tij ata janë si çifutët në kohën e nazizimi. Ai shtoi se ata duan një rrugë që është 3 km. Madje banori tha se edhe po tu sjellin disa gurë i hapin vetë në rrugë.

“Atje lart bën Taulant Balla, e s’ka asnjë shpi, 3 nxënës e 10 mësuas. Këtu janë 60 banorë e ata që rrinë jashtë, sa herë vijnë këtu u prishen makinat. Këtu rrugë e ujë s’ka, më mirë të mbyllim fare e të vijnë Rama e Balla. Zgjedhjet vendore që bëhen e kryeplaku e dikton nga larg. Ne rrugë s’kemi, për 35 vjet na kanë bërë këtë urë. Ka qenë edhe Rama këtu. Fshatrat e Librazhdit me rrugë, ne jo. Ne si çifutët në kohën e nazizimit. Ne 3 km rrugë duam në. Interesohen e na sjellin ca gurë zalli dhe i hapim ne me krah,” u shpreh një banor.

Një tjetër banor i cili është edhe emigrant u shpreh se prej vitesh në fshat nuk është asnjë punim. Sipas tij bashkia ka bërë një urë dhe skanë ku të ankohen për problemet e tyre.

“Jam emigrant që në dimër vij e qëndroj këtu. Prej vitesh s’është bërë punim, zero. S’është bërë ansjë punim te ne, s’të merr malli me ardh. Kanë bërë vetëm një urë, e s’ke ku të ankohesh. Do votoj, po ca të votosh me këta. Unë jam me ata që punon, nëse s’punojnë s’do votoj fare,” thekosi një tjetër banor.

I pranishëm në protestës ishte edhe deputeti i PD, Qani Qana. Qana tha se Bashkia e Elbasanit e ka braktisur fshatin, duke e lënë në mëshirë të fatit. Ai i ka bërë thirrje kryebashkiakut Llatja të lërë mënjanë investimet selektive dhe të kthejë vëmendjen ndaj fshatit dhe investimeve në bujqësi.

“Bashkia e Elbasanit e ka lënë këtë fshat në mëshirë të fatit, mburret që ka bërë një urë për vetura, por s’është zgjidhja. Thirrje kryebashkiakut të heqë dorë nga investimi në rrugën në krye të fshatit për ta lidhur me shtëpinë e krypelakut e të heqë dorë nga investim i tillë.

I sigurtë që ka një njeri që paguhet për mirëmbjatjen, por merr vetëm lekët në bankomat me kartë. Këta duan vetëm rrugë e urë, as drita e ujë. Këtë rrsgë duhet ta bëni. Azhornimin e tokave, problem që s’është zgjidhur kurrë. Në asnjë njësi administrative, u premtua por s’u bë kurrë. Sot e kanë tokën me 7501, por nuk përfitojnë nga suibcvencionet që kjo qeveri s’është parë të investojë,” tha ai,