Nuk u ndje mirë në lokal, ndërron jetë një burrë

FIER- Një 70-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në lagjen “15 Tetori” të Fierit. Mësohet se 70-vjeçari ndodhej në ambientet e një lokali kur nuk është ndier mirë.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur ambulanca për t’i dhënë ndihmën e parë. Edhe pas përpjekjeve për ta mbajtur gjallë, i moshuari nuk arriti tia dilte dhe ndërroi jetë. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.