Policia: Burri i edukatores që ka marrë arratinë kërcënoi babain e fëmijës që u dhunua në çerdhe

Nën procedim penal dhe akuzë për kanosje është sot burri i edukatores që ka marrë arratinë pasi kërkohet mbi dhunën e evidentuar me pamje filmike ndaj një fëmije 3 vjeç në çerdhe.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 proceduan në gjendje të lirë shtetasin I. Gërdani, 63 vjeç.

Gërdani është bashkëshorti i shtetases Rudina Gërdani e shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka keqtrajtuar një të mitur, në kopshtin ku punonte si edukatore.

Procedimi për 63 vjeçarin Gërdani nisi pasi dyshohet se nëpërmjet telefonit ky shtetas ka kanosur të riun Lorenc Rrapa, babai i të miturit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.