Kryebashkiaku Llatja takim me taksistët pas protestës në bulevard

Pasi kishin mbi nje muaj që kërkonin një takim me kryetarin e bashkisë për të ngritur shqetësimin e tyre taksistët 4+1 patën mundësinë ta takojnë pas protestës së të premtes të zhvilluar përgjatë bulevardit dhe me ndalesë bashkinë Elbasan. “Në takimin me operatorët e taksive 4+1 diskutuam për sfidat dhe masat konkrete për të përmirësuar shërbimin dhe garantuar konkurrencë të ndershme” thekson në informacionin e shpërndarë nga kryetari i bashkisë pas takimit me taksistët të cilët sot ishin në një marshim proteste ´në boulevard për tu ndalur para bashkisë Elbasan. Kryebashkiaku thekson se si rezultat I këtij takimi do të nrihet një grup pune kundër konkurencës së pandershme “ Sigurimin e respektimit të rregullave nga ” e licencuar, përfshirë përdorimin e taksimetrit” duke i konsideruar taksitë një hallkë e rëndësishme e transportit.

Paraditen e së premtes taksistët e licencuar zhvilluan një demonstrim proteste duke filluar nga sheshi para stadiumit, përgjatë buleveridit, për tu ndalur para bashkisë së Elbasanit.
Shkak i protestës sipas tyre është konkurenca e pandershme.
Sipas taksistëve, bashkia po favorizon kompaninë që ofron flotë të makinave elektrike e cila ka përparësi për shkak të mjeteve që ka në dispozicion dhe ë po i dërgon ata në faliment.
Taksistët gjithashtu kërkojnë që taksitë elektrike të kenë një vend të përcaktuar e të mos i konkurojnë duke qënmdruar në vendet ku ata ushtrojnë aktivitetin.
Gjithashtu taksistët kanë kërkuar mbështetje me subvencione për të kaluar në përdorimin e taksive elektrike. Kjo do të bënte që të ulej ndotja dhe do të përmirësonte cilësinë e shërbimeve për qytetarët.
Kryebashkiaku ka deklaruar se taksitë elektrike nuk janë të përjashtuara nga taksat bashkiake sic edhe pretendojnë taksistët.