Vr*asja e Liridonës, në 27 janar nis gjyqi

Më 27 janar pritet të mbahet në Gjykatën Themelore në Prishtinë shqyrtimi fillestar ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt.

Ndaj tyre është ngritur aktakuzë lidhur me vrasjen e 30-vjeçares Liridona Ademaj.

Ditë më parë, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se kanë përfunduar hetimet dhe kanë ngritur aktakuzë për të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt.

Sipas aktakuzës, Naim Murseli, ish-bashkëshorti i Ademajt, akuzohet se ka përgatitur planin për ta vrarë Liridonën më 29 Nëntor të vitit 2023.

Granit Plava akuzohet si doras, ndërsa Kushtrimi Kokalla, ish-pjesëtar i Forcës së Sigurisë (FSK), akuzohet se ka dhënë ndihmë në kryerjen e veprës penale.

30-vjeçarja Liridona Ademaj u vra më 29 Nëntor të vitit 2023 në fshatin Bërnicë të Prishtinës.

Ky rast ishte i inskenuar si grabitje e armatosur.