Një aksident ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku një automjet tip “Golf 5” është përplasur nga një kamion, duke ngecur mes kamionit dhe trafikndarëses.
Fatmirësisht, nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar, përveç dëmeve materiale.
Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, “Golfi”
Aksidenti shkaktoi formimin e radhëve të gjata në autostradë, por situata u normalizua pas largimit të automjeteve të aksidentuara.
Një grup hetimor është angazhuar për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.
