Aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin Lezhë-Laç.
Raportohet se mjeti i drejtuar nga Florinda Lleshi ka përplasur për vdekje Ndoc Gjokën në afërsi të kryqëzimit të Spitenit.
Sipas të njëjtave burime, drejtuesja i mjetit nuk e ka parë këmbësorin, i cili po lëvizte pranë rrugës, duke e marrë zvarrë për disa metra dhe duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbuluar rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti.
