BallinaAktualitetBilanci i protestës së 28 Nëntorit; Ministria e Shëndetësisë: 61 të lënduar...

Bilanci i protestës së 28 Nëntorit; Ministria e Shëndetësisë: 61 të lënduar morën ndihmë mjekësore, 5 vijojnë të shtruar

TIRANË, 29 Nëntor 2026 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka publikuar bilancin zyrtar mbi gjendjen shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës së zhvilluar të shtunën në Tiranë. Sipas të dhënave nga strukturat spitalore, 61 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në total, prej të cilëve 5 vijojnë të jenë të shtruar në spital, ndërsa pjesa tjetër është larguar pasi ka marrë trajtimin e nevojshëm.

Në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 50 persona, të ndarë sipas kategorive si më poshtë:

21 protestues, dy prej të cilëve vijojnë të marrin trajtim mjekësor. Njëri prej tyre ka pësuar kontuzion të bulbit okular, pa prani të trupit të huaj, dhe po ndiqet nga mjekët specialistë.

17 efektivë policie, ku njëri prej tyre vijon të mbetet i shtruar.

6 gazetarë, një prej të cilëve ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve.

6 kalimtarë, nga të cilët një person vijon të jetë i shtruar.

Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) janë paraqitur 11 të lënduar: 8 efektivë policie, një protestues, një punonjës sigurie dhe një deputet. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të gjithë pacientët e trajtuar në QSUT e kanë lënë spitalin me këshillën e mjekut pas dhënies së ndihmës së parë.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular