BallinaAktualitetProtestat e fundjavës, paralajmërim nga ambasada amerikane

Protestat e fundjavës, paralajmërim nga ambasada amerikane

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar të premten një njoftim sigurie lidhur me protestat e paralajmëruara gjatë fundjavës së 28 dhe 29 nëntorit.

Sipas përfaqësisë diplomatike amerikane, demonstratat pritet të vijojnë në qendër të Tiranës dhe pranë godinave qeveritare, duke shkaktuar potencialisht pengesa në trafik, devijime të qarkullimit dhe bllokime të rrugëve.

“Disa demonstrata janë shndërruar në trazira të dhunshme, me përdorimin e mjeteve ndezëse, hedhjen e gurëve dhe dëmtimin e pronës”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Përfaqësia diplomatike paralajmëron se personat që ndodhen brenda ose pranë zonave të demonstratave mund të ekspozohen ndaj gazit lotsjellës, fishekzjarrëve të lëshuar horizontalisht, mjeteve ndezëse dhe predhave prej gome.

Ambasada amerikane ka udhëzuar personelin e saj të shmangë të gjitha zonat ku zhvillohen demonstrata.

“Ju lutemi, qëndroni vigjilentë dhe jepini përparësi sigurisë suaj personale. Ndiqni mediat lokale dhe udhëzimet e autoriteteve vendore të rendit për informacionet më të fundit”, thekson ambasada.

Në kuadër të masave parandaluese, përfaqësia diplomatike rekomandon shmangien e demonstratave, vëmendje të shtuar ndaj mjedisit përreth, kufizimin e përdorimit të telefonave dhe kufjeve në hapësirat publike, si dhe përcaktimin paraprak të një plani largimi në rast emergjence.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular