FIER- Një sherr mes disa personave ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në lagjen “11 Janari” në qytetin e Fierit. Bëhet me dije se pas konfliktit, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë.
Patrullat ndërkohë kanë shoqëruar tre persona në ambientet e komisariatit për sqarimin e rrethanave të konfliktit. Megjithatë, ende nuk dihen shkaqet që çuan në këtë përplasje, ndërsa pritet që policia të japë më shumë informacion lidhur me ngjarjen



