Kalaja e Elbasanit, një nga simbolet më të rëndësishme historike dhe kulturore të qytetit, vijon të kërkojë vëmendje për ruajtjen, mirëmbajtjen dhe promovimin e vlerave të saj.
Në kuadër të projektit EPIC, organizata INAC ka përgatitur një Policy Brief që evidenton nevojën për një qasje më të koordinuar institucionale dhe përfshirje më të madhe të komunitetit në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.
Dokumenti propozon masa konkrete, si krijimi i një regjistri vendor të objekteve të trashëgimisë, përmirësimi i ndërhyrjeve në Zonën A dhe B, një mekanizëm digjital për raportimin e problematikave, forcimi i konsultimit publik, edukimi i të rinjve përmes modulit “Vendlindja ime” dhe dokumentimi digjital i trashëgimisë jomateriale.
Përmes këtij dokumenti, INAC synon të nxisë dialogun me institucionet përgjegjëse dhe të kontribuojë në kthimin e rekomandimeve në veprime konkrete.
Shih dokumentin në PDF:
