BallinaAktualitetOperacioni “Shkolla të Pastra” godet shpërndarjen e drogës pranë institucioneve arsimore, vihet...

Operacioni “Shkolla të Pastra” godet shpërndarjen e drogës pranë institucioneve arsimore, vihet në pranga 34-vjeçari

TIRANË — Strukturat e Policisë së Tiranës kanë finalizuar një tjetër fazë të operacionit të koduar “Shkolla të Pastra”, duke arrestuar në flagrancë një 34-vjeçar të dyshuar për shitjen e lëndëve narkotike në afërsi të shkollave dhe ambienteve të frekuentuara nga të rinjtë në zonën e Kamzës dhe Fushë-Krujës.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve ndaluan shtetasin me inicialet D. V. teksa lëvizte me një automjet tip “Toyota Yaris” në bulevardin “Nënë Tereza”. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, policia zbuloi dhe sekuestroi një pako që përmbante 505.6 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Hetimet vijuan me kontrollin e banesës së të arrestuarit, ku shërbimet policore gjetën edhe 397 gramë të tjera kokainë, duke e çuar sasinë totale të lëndës narkotike të sekuestruar në mbi 900 gramë.

Sipas hetimeve paraprake, ky shtetas e kishte siguruar sasinë e drogës me synimin për ta shpërndarë te nxënësit dhe të rinjtë pranë shkollave në Kamëz dhe Fushë-Krujë. Krahas lëndës narkotike, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale edhe automjetin tip “Toyota Yaris” dhe një aparat celular.

Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë për ndjekjen e mëtejshme ligjore të çështjes.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular