BallinaAktualitetMakina e policisë përfshihet në aksident në Levan-Tepelenë

Makina e policisë përfshihet në aksident në Levan-Tepelenë

Një automjet policie është përfshirë në një aksident rrugor mbrëmjen e sotme në aksin Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Kashisht, ku është përplasur me një furgon tip “Mercedes”.

Përplasja ka përfshirë një automjet që dyshohet se i përket Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, ndërsa rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti mbeten ende të paqarta.

Nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar.

Pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po kryejnë veprimet përkatëse për dokumentimin e plotë të saj.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular