Vetëm 6 javë pas lindjes së binjakëve, Xhuli Nura rikthehet në palestër: Këtë herë nuk shkon vetëm!

0
16

Xhuli Nura ka vendosur të rifillojë aktivitetin fizik vetëm gjashtë javë pasi përjetoi emocionet e para të mëmësisë. Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova” ka ndarë me ndjekësit një moment nga rutina e saj e re, ku rikthimin në palestër e ka bërë në shoqërinë e dy vogëlushëve.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Xhuli ka treguar se si po përpiqet të gjejë kohë edhe për veten, pa u ndarë nga binjakët. Në disa momente ajo shfaqet duke kryer ushtrimet me njërën prej foshnjave në krahë, ndërsa vogëlushët i mban pranë në karrocën e tyre.

Përtej pamjeve nga palestra, vlogerja ka ndarë edhe një mesazh personal për ndryshimet që ka sjellë në jetën e saj ardhja në jetë e dy fëmijëve.

Ajo ka pranuar se përvoja e të qenit nënë e binjakëve e ka sfiduar në shumë drejtime, duke vënë në provë forcën fizike, durimin dhe botën e saj emocionale.

“Të bërit nënë e binjakëve më ka ndryshuar në mënyra që nuk do t’i kisha imagjinuar kurrë. Ka vënë në provë forcën, durimin, emocionet e mia, madje edhe mënyrën se si e shoh jetën”, ka shkruar ajo.

Xhuli shtoi se po përpiqet të ndërtojë gradualisht një ekuilibër mes përgjegjësive të reja si nënë dhe kujdesit për veten, duke theksuar se dëshiron të ndihet sërish e fortë, e sigurt dhe e lumtur.

“Po mësoj t’i rikthehem vetes dhe ritmit tim, një ditë pas tjetrës. Jo sepse kam nevojë t’i dëshmoj diçka dikujt, por sepse ia kam borxh vetes që të ndihem sërish e fortë, me vetëbesim, e lumtur dhe e përmbushur”, u shpreh ajo.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu