BallinaSportErnest Muçi drejt Romës? Trabzonspori kërkon 20 milionë euro për sulmuesin shqiptar

Ernest Muçi drejt Romës? Trabzonspori kërkon 20 milionë euro për sulmuesin shqiptar

TURQI – Ernest Muçi mund të kalojë në futbollin italian, këtë herë në një klub të madh si Roma. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka tërhequr vëmendjen e verdhekuqve falë paraqitjeve me Trabzonsporin, ku ka spikatur për cilësitë teknike dhe aftësinë për të krijuar rrezik në sulm.

Roma po shqyrton mundësinë e transferimit të 24-vjeçarit, por pengesa kryesore është çmimi. Trabzonspori e vlerëson kartonin e Ernest Muçit në 20 milionë euro dhe nuk ka ndërmend të heqë dorë lehtësisht nga shërbimet e tij.

Për momentin, bëhet fjalë për një pistë merkatoje që mbetet për t’u ndjekur. Interesi i Romës duhet të konkretizohet në një ofertë, nëse klubi italian dëshiron ta bëjë pjesë sulmuesin shqiptar në Serie A.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular