ZVICER – UEFA Champions League rikthehet këtë të martë me ndeshjet e javës së pestë të fazës së ligës. Në program janë nëntë takime, ku vëmendja përqendrohet te disa përballje mes skuadrave pretendente, ndërsa çdo pikë merr gjithnjë e më shumë rëndësi në garën për kualifikimin në fazën me eliminim direkt.
Dy ndeshjet e para do të luhen në orën 18:45. Bodø/Glimt pret LASK-un, ndërsa në Stamboll, Galatasaray përballet me Aston Villën në një duel që premton rivalitet dhe atmosferë të zjarrtë.
Pjesa kryesore e programit nis në orën 21:00. Në Londër, Arsenali do të presë Borussia Dortmundin, në një nga sfidat më të forta të mbrëmjes. Një tjetër përballje që tërheq vëmendjen është ajo mes Manchester Cityt dhe Napolit, ku Kevin De Bruyne do të rikthehet në Etihad, këtë herë si kundërshtar i ish-skuadrës së tij.
Në të njëjtën orë, Real Madridi do të presë PSV Eindhovenin, ndërsa Feyenoord-Porto pritet të jetë një tjetër duel me interes të veçantë. Në program janë gjithashtu Como-AEK Athinë, RB Leipzig-Lens dhe Slovan Bratislava-Real Betis.
Java e pestë shënon hyrjen në gjysmën e dytë të fazës së ligës, ku skuadrat kanë gjithnjë e më pak hapësirë për të humbur pikë. Me garën ende të hapur për pozicionet që sigurojnë kualifikimin direkt dhe ato që dërgojnë në play-off, mbrëmja e së martës pritet të ndikojë në mënyrë të rëndësishme në ecurinë e shumë ekipeve.
Ja dhe ndeshjet e sotme për javën e 5-të të UEFA Champions League:

Ja dhe renditja e përgjithshme, pasa javës së 4-t:

