BallinaBotaPo kërkonin një anije të mbytur, bëjnë ZBULIMIN e papritur në fund...

Po kërkonin një anije të mbytur, bëjnë ZBULIMIN e papritur në fund të DETIT!

Një ekspeditë shkencore në Gjirin e Meksikës ka zbuluar një pamje të pabesueshme në fund të oqeanit: dhjetëra pajisje elektroshtëpiake të shpërndara në një hapësirë të madhe, rreth 1.500 metra nën sipërfaqen e ujit.

Fillimisht, ekipi kërkonte një anije të mbytur, pasi radarët nënujorë kishin identifikuar një strukturë misterioze. Por, kur roboti eksplorues iu afrua objektit, shkencëtarët mbetën të habitur: përpara tyre ndodheshin frigoriferë, ngrirës dhe lavatriçe të ndryshkura, të shpërndara rreth një kontejneri të madh transporti.

Studiuesit dyshojnë se kontejneri kishte rënë nga një anije mallrash gjatë një stuhie. Pajisjet, disa prej të cilave mbanin ende etiketa dhe udhëzime përdorimi, mund të kenë qenë të destinuara për riciklim.

Pavarësisht mjedisit të pazakontë, shkencëtarët vunë re se disa organizma detarë, përfshirë koralet, ishin vendosur mbi strukturat metalike, ndërsa një peshk kishte gjetur strehë brenda kontejnerit.

Zbulimi, të cilin ekipi e pagëzoi Deep Clean, është një dëshmi e ndikimit njerëzor edhe në thellësitë më të largëta të oqeanit. Sipas studiuesve, kontejnerët e humbur në det mund të kërkojnë qindra vite për t’u shpërbërë plotësisht.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular