FIER — Një person është vrarë me armë zjarri dhe vëllai i tij ka mbetur i plagosur mëngjesin e kësaj të hëne në qytetin e Fierit, në rrethana ende të paqarta.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:40, në oborrin e banesës në lagjen “1 Maji”, ku është vrarë me armë zjarri shtetasi Selami Hasani dhe është plagosur vëllai i tij, shtetasi J. hasani, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të autorëve, ndërsa në fshatin Dermenas është konstatuar një automjet duke u djegur, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 09:40, në oborrin e banesës, në lagjen “1 Maji”, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi S. H. dhe është plagosur vëllai i tij, shtetasi J. H., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve. Në fshatin Dermenas është konstatuar një automjet që po digjet, i dyshuar si automjeti i përdorur nga autorët.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën intensive për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

